Gripi, niveli i vdekjeve, me i ulet nga c’pritej

02/05/2009 11:15

Ne kohen kur bota eshte perfshire nga paniku i gripit, nje lajm i mire vjen nga Meksika. Numri i vdekjeve te shkaktuara nga virusi H1N1 eshte me i vogel nga sa mendohej.

Dyshohej se 176 persona kishin vdekur nga infektimi, por te dhenat e reja nga laboratori treguan se viktimat jane ne fakt 101 dhe perhapja mund te mos jete aq e frikshme. Dhjetera kampione te testuar rezultuan negative.

Gjithashtu, ne spitate po rezultojne gjithnje e me pak paciente me simptoma te forta, gje qe tregon se niveli i infeksionit nga gripi qe u perhap ne Europe dhe Azi, po shkon drejt renies.

Ministri i Shendetesise, Jose Angel Cordova, tha per BBC-ne se bazuar ne testet e kampioneve niveli i vdekshmerise eshte i krahasueshem me ate te gripit sezonal.

Top Channel