1 Maji, zgjerohen protestat e punonjesve

01/05/2009 10:45

Zgjerohen protestat e punetoreve ne diten e tyre nderkombetare. Pas perleshjeve te nates ne Berlin, ku te rinjte u perleshen me policine, manifestime te tjera mbahen sot gjate dites ne shume vende te botes.

Punetoret do te shfrytezojne marshimet tradicionale per te protestuar ndaj menyres si po perballohet kriza ekonomike. 300 manifestime jane paralajmeruar te mbahen ne France, qe eshte perfshire nga grevat e akademikeve, stafit te spitaleve dhe peshkatareve.  

Te tjera jane njoftuar ne Spanje, Greqi dhe Turqi. Marshime po zhvillohen edhe ne disa vende aziatike, si ne Kamboxhia, Japoni, Filipine, Tajvan dhe Hong Kong.

Top Channel