OBSH: 263 numri i rasteve te gripit te derrave

30/04/2009 18:15

Eshte ngjitur nga 148 ne 236 numri i rasteve te siguruara te prekjes se njerezve nga gripi i derrave.

Te dhenat jepen nga nendrejtori i Organizates Boterore te Shendetesise, Keiji Fukuda, sipas te cilit shumica e rasteve jane regjistruar ne Meksike.

OBSH vazhdon ta mbaje ne 5 nivelin e alarmit te perhapjes se gripit te derrave. “Nuk ka elemente qe te sugjerojne se duhet levizur ne nivelin numer 6, qe tregon fazen e pandemise”, ka deklaruar Fukuda.

Nderkohe, BE ka perjashtuar mundesine per nderprerjen e fluturimeve per ne Meksike. Lajmin e beri te ditur ministrja franceze e Shendetesise, Roselyne Bachelot, ne perfundim te nje takimi me homologet e vendeve anetare ne Luksemburg.

Top Channel