Indi, votimet hyjne ne fazen e trete

30/04/2009 10:00

Votimet maratone per parlamentin e ri ne Indi kane hyre ne fazen e trete, ndersa kane mbetur edhe dy te tjera.

Miliona zgjedhes do te votojne ne 107 zona elektorale ne nente shtete dhe dy territore federale, perfshire edhe kryeqytetin financiar, Mumbai. Kjo eshte nje dite e rendesishme per dy partite kryesore, qe ndodhen shume prane njera-tjetres ne shume zona.

Liderja e partise se Kongresit, Sonia Gandhi dhe kandidati i BJP, Advani jane dy prej kandidateve qe zgjidhen ne kete faze te votimit. Rezultatet do te publikohen ne 16 maj, por asnje parti nuk pritet te fitoje shumicen.

Parlamenti i ri duhet te votohet deri me 2 qershor. Per te garantuar sigurine e zgjedhjeve autoritetet kane angazhuar 2 milione persona.

Top Channel