Gjermani, papunesia rritet ne 8,3 perqind

30/04/2009 10:55

Rritet niveli i papunesise ne Gjermani. Ne muajin prill arriti ne 8,3 perqind shifra e te papuneve, krahasuar me shifren 8, 1 perqind te muajit te kaluar.

Lajmi behet i ditur nga “Bloomberg”. Aktualisht ne Gjermani ka 3,46 milione te papune. Ekonomia vendase po perballet me krizen me te rende, qe nga Lufta e Dyte Boterore dhe ndermarrjet kane pesuar tkurrje.

Spanja renditet si vendi i pare ne BE, qe ka shifren rekord te papunesise, mbi 4 milione persona.

Top Channel