Shperthen mina ne Turqi, vriten 10 ushtare

29/04/2009 11:05

Te pakten 10 ushtare turq gjeten vdekjen si pasoje e shperthimit te nje mine ne juglindje te vendit.

Shperthimi ndodhi ne rajonin Diyarbakir me shumice kurde, prej vitesh te kthyer ne nje skene lufte mes turqve dhe separatisteve te PKK-se. Burime ushtarake bene pergjegjes rebelet kurde per shperthimin e mengjesit te sotem ne nje rruge qe lidh qytetet Diyarbakir dhe Bingol.

Ky eshte sulmi me i pergjakshem ndaj forcave te sigurise ne keto muajt e fundit. Autoritetet turke arrestuan 51 persona te dyshuar si anetare te partise se Punetoreve te Kurdistanit, nje force politike e ndaluar me ligj, qe lufton per autonomi qe nga viti 1984.

Top Channel