OBSH: 105 raste te gripit te derrave, 7 viktima

29/04/2009 10:55

Organizata Boterore e Shendetesise ka njoftuar se rastet e konfirmuara me gripin e derrave jane 105 ne te gjithe boten. Vetem 7 persona kane gjetur vdekjen nga virusi, te gjithe ne Meksike.

OBSH ka publikuar nje harte te perhapjes se semundjes. Ne SHBA jane regjistruar 64 raste, ne Meksike 26, ne Kanada 6, ne Zelanden e Re 3, ne Britani 2, ne Izrael 2 dhe ne Spanje 2. Me heret u konfirmua edhe rasti i pare ne Gjermani.

Nderkaq, ne Meksike ekziston konfuzion per numrin e te infektuarve me virusin. Shume raste do t’u nenshtrohen serish analizave. Qeveria ka marre kampione nga pacientet e vdekur per t’i analizuar serish ne laboratore. Edhe pse ekzaminimet e fundit e kane ulur numrin e viktimave, autoritetet thone se ka gjasa qe 159 vete te kene vdekur nga gripi i derrave.

Nderkohe, vazhdojne edhe kerkimet per te gjetur burimin e shperthimit te semundjes. Ato po perqendrohen ne nje ferme derrash ne lindje te vendit. Qeveria meksikane thote se nuk duhet dale ne konkluzione te parakohshme, pasi ekziston mundesia qe virusi te kete ardhur nga jashte vendit.

Top Channel