Deshmi te ruseve per krime lufte ne Ceceni

29/04/2009 12:55

Dokumenta te reja hedhin drite mbi krimet e luftes ne rajonin separatist te Cecenise ne Rusi.

Dy komando ruse vendosen te thyejne heshtjen dhe ne nje interviste per “Sunday Times”, treguan mbi mizorite e paimagjinueshme qe kane ndodhur atje.
 
Deshmite e tyre jane fakte per nje lufte te erret te zhvilluar edhe pse Kremlini e shpalli te perfunduar ne 1999.

Ushtaret merrnin burra dhe gra, i conin ne kampe ku i torturonin, duke i goditur me cekice, apo me plumba ne gjymtyre dhe me pas i shperthenin me dinamit.

Kremlini e mohon me force te jene ushtruar tortura, nderkohe qe njeri prej komandove tregon se ai vete ka qene pjesemarres ne vdekjen e 10 grave cecene.

“I shperthyem me dinamit trupat e tyre, sepse pa kadavra nuk ka gjurme vrasje”, thote komandoja.

Top Channel