Australia shton 450 trupa ne Afganistan

29/04/2009 10:05

Australia rrit angazhimin ne Afganistan, duke shtuar 450 trupa ne luften kunder talebaneve. Lajmin e ka bere te ditur kryeministri Kevin Rudd. Numri i ushtareve australiane do te shkoje ne 1550.

“Australia nuk do te perulet perpara kercenimit te terrorizmit ne Afganistan. Ne do te qendrojme perkrah aleateve tane amerikane ne perballjen me terroristet qe kercenojne boten. Me pak siguri per adganet, do te thote me pak siguri edhe per australianet”, eshte shprehur sot kreu i qeverise.

SHBA ka njoftuar me pare se numri i forcave te saj ne kete vend do te shkoje ne 60 mije.

Top Channel