Rriten krimet me sfond racist ne Rusi

28/04/2009 14:45

Krimet me sfond ksenofob dhe racist kane pesuar rritje ne Rusi. Qe nga fillimi i vitit jane regjistruar 23 vrasje dhe 98 sulme te lidhura me episode te mungeses se tolerances.

Te dhenat jane mbledhur nga disa aktiviste per te drejtat e njeriut. Sondazhet tregojne se me shume se 50 perqind e ruseve mbeshtesin kufizimet e marrjes ne pune te personave te etnive te ndryshme.

Viktimat e incidenteve raciste jane kryesisht persona qe vijne nga vendet e Azise qendrore.

Top Channel