Papa Benedikti XVI mberriti ne Onna, etapa e pare e vizites se tij ne rajonin e Abruzzo-s, te prekur nga termeti i 6 prillit.
Vizita u vonua paksa, per shkak te motit te keq qe e ndaloi Atin e Shenjte te udhetonte me helikopter. Me te mberritur ne Onna,Papa u pershendet me disa prej te mbijetuarve te termetit, si dhe shtrengoi duart me pjesetaret e trupave te shpetimit dhe stafin mjekesor.
Ne nje skene te vogel te ngritur perpara njeres nga tendat, ku kalojne ditet dhe netet banoret e pastrehe, Ati i Shenjte tha se ishte ndodhur prane ketyre njerezve qe ne momentin e pare te tragjedise. “Kam ndjekur me vemendje lajmet qe vinin prej ketej dhe kam pare lotet tuaja. Kisha eshte ketu me mua, prane vuajtjeve tuaja, merr pjese ne dhimbjen tuaj per humbjen e familjareve dhe deshiron t’u ndihmoje te rindertoni shtepite, kishat dhe ndermarrjet e demtuara nga termeti”, tha Papa.
“Kam admiruar kurajon, dinjitetin dhe besimin me te cilin perballuar kete prove. Ne emer te personave qe humben jeten nen rrenoja, meritoni ta rindertoni token tuaj, te keni dhe te ktheheni ne shtepite dhe kishat tuaja te forta”.
Top Channel