Gripi i derrave mberrin ne Lindjen e Mesme

28/04/2009 12:45

Izraeli ka konfirmuar rastin e pare te semundjes se gripit te derrave. Analizat treguan se nje djale i ri, qe ishte kthyer nga Meksika, eshte infektuar me virusin.

Agjencia Ynet citoi zyrtare te shendetesise, sipas te cileve i infektuari eshte shtruar ne spitalin Laniado ne Netanja me simptomat e gripit.

Edhe pse gjendja e tij eshte e stabilizuar, nuk eshte izoluar nga pacientet e tjere. Ky eshte rasti i pare i perhapjes se semundjes ne Lindjen e Mesme.

Nje tjeter person qe ishte kthyer nga Meksika ndodhet ne karantine ne nje spital dhe po kryen analizat.

Top Channel