Shembet ndertesa ne Stamboll, dyshohet per viktima

27/04/2009 10:25

Nje ndertese katerkateshe eshte shembur sot ne Kagithane, ne nje zone industriale ne Stamboll.

Sipas informacioneve te para te rrjetit televiziv privat Ntv, dyshohet qe nen rrenoja te gjenden disa persona.

Trupat e shpetimit kane mberritur ne vendin e ngjarjes, ne kerkim te personave.

Nuk ka ende informacione per shkaqet e shembjes se godines.

Top Channel