Gripi i derrave, nje rast i dyshuar ne Itali

27/04/2009 13:55

Dyshohet se gripi i derrave ka mberritur edhe ne Italine fqinje.

Nje grua 31-vjecare u shtrua ne spitalin e Venezias, pasi dyshohet se ka semundjen e rrezikshme. Gjendja e saj eshte e mire dhe jo ne rrezik per jeten.

Alarmi eshte dhene para pak oresh, kur gruaja e shqetesuar ka telefonuar urgjencen pasi sapo ishte kthyer nga San Diego dhe kishte temperature te larte.

31-vjecarja po mbahet ne nje repart te izoluar, nderkohe qe analizat do te konfirmojne nese behet fjale vertete per kete lloj gripi.

Top Channel