Rekord papunesie ne Spanje, numri arrin ne 4 milione

24/04/2009 13:15

Papunesia ne Spanje arrin shifra rekord. Numri i te papuneve ne tremujorin e pare te vitit ka kaluar 4 milionet, nje rekord negativ ne 20 vjetet e fundit.

Te dhenat jane bere publike nga Instituti kombetar i Statistikave. Niveli i papunesise arrin ne 17,36 perqind, me i larti qe nga viti 1988. Kolapsi ne industrine e ndertimit ka lene pa pune shume njerez.

Gjysma e te papuneve jane kthyer ne te tille vitin e kaluar. Shifra e papunesise 13,9 perqind, e njoftuar ne fillim te vitit dhe qe i referohej tremujorit te fundit te 2008, ishte gjithashtu me e larta nder vendet e BE-se.

Ne perpjekje per te sjelle permiresime ne ekonomi, kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero zevendesoi se fundi ministrin e Financave.

Top Channel