Britani, 2 milione njerez te papune

18/03/2009 12:55

Per here te pare ne 12 vjet, numri i personave te papune ne Britani ka arritur ne me shume se 2 milione.

Shifra eshte publikuar nga Zyra Kombetare e Statistikave. Ne tre muajt e pare te vitit papunesia eshte 6,5 perqind, ose 0,5 perqind me shume krahasuar me tremujorin e fundit te vitit te kaluar.

Sipas parashikimeve te ekonomisteve, vitin e ardhshem shifra e te papuneve do te shkoje ne 3 milione.

 

Top Channel