Whitney Houston rifiton shkelqimin ne skene

10/02/2009 19:15

Whitney Houston rikthehet fuqishem ne skene. Kengetarja amerikane eshte shfaqur ne forme te shkelqyer gjate koncertit ne nder te producentit te saj dhe shume yjeve te muzikes, Clive Davis.

Houston ka kenduar “I’m Every Woman” dhe “I Will Always Love You”, ndersa Jamie Foxx e ka quajtur kete moment si nje ringjallje per Whitney. Ky moment sinjalizon rikthimin mes njerezve normale per kengetaren, e cila ka kaluar nje periudhe mjaft te veshtire per shkak te problemeve me drogen dhe ish bashkeshortin Bobby Brown. “Ia dola mbane”, uleriti Houston pasi doli ne skene, duke elektrizuar publikun.

“Nuk kam menduar asnjehere se kam qene e droguar por thjesht kisha nje ves te keq qe duhej nderprere. Tani ia kam dale mbane”, deklaroi pak jave me pare ne nje emision televiziv Whitney. Nderkohe, mesohet se shume shpejt ajo do publikoje edhe albumin e ri qe pritet te dale ne muajin mars.

 

Top Channel