Buxheti, PS kerkon votimin, LSI kundershton

03/02/2009 21:15

Vijojne debatet ne keshillin bashkiak te Tiranes. Keshilltaret socialiste kerkojne qe te kalohet ne votim, por keshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se buxheti ka nevoje per disa ndryshime, pa te cilat nuk mund te kaloje.

Keshilltari i PS, Besnik Bare kritikoi keshilltaret e tjere duke u shprehur se, “kundershtaret e buxhetit s’kane durim te lexojne deri ne fund dokumentin”.

Por demokrati Ferdinand Poni ka pohuar se, me pare duhen pasqyruar reduktimet apo shtesat e buxhetit. Nga ana e tij, kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama ka bere te ditur se buxheti pasqyron nevojat e qytetareve dhe se ne te jane reduktuar shume shpenzime.

Top Channel