“National Enquirer”: Pak jave jete per Swayze

29/01/2009 18:10

Per aktorin Patrick Swayze mund te kene ngelur edhe pak jave jete. Sipas tabloidit “National Enquirer”, protagonisti i filmit “Dirty Dancing”, i prekur nga kanceri rreth nje vit me pare, eshte kthyer ne banesen e tij ne Los Angeles per te kaluar ditet e fundit te jetes.

Nje burim iu brendshem i familjes pohon se tashme aktori nuk i merr me kurat me ilace pasi semundja eshte perhapur ne mushkeri. Perkeqesimi i gjendjes shendetesore beri qe Swayze te shtrohej me urgjence ne qendren “Stanford Cancer Center” ku mjeket vendosen te mos i jepnin me ilace pasi semundja ka perparuar shume.

Ky lajm vjen pak jave pas nje interviste qe vete Swayze ka dhene, duke theksuar se i mbeteshin maksimalisht edhe 2 vjet jete. Por dy dite pas intervistes ai u prek nga nje pneumoni, duke anuluar tuneun e promovimit te serialit A&E.

 

Top Channel