Jackie Chan, mjeshter ne filmin “Djali i karatese”

14/01/2009 13:35

Jackie Chan do te jete protagonist ne realizimin e ri te filmit “Djali i karatese”.

Aktori i njohur per rolet ne filmat me artet e luftes, do te interpretoje personazhin e mjeshtrit Miyagi, qe ne filmin e vjeter interpretohej nga Pat Morita.

Ndersa nxenesin e luajtur dikur nga Ralph Macchio, do ta interpretoje djali i Will Smith, Jaden Smith.

 Ky i fundit ka pasur dy role ne filmat “Ne kerkim te lumturise” dhe “Ultimatum tokes”. Xhirimet e filmit do te nisin ne Pekin ne vitin 2009 dhe mes producenteve te filmit do te jete edhe Will Smith.

Top Channel