“El Clasico” amerikan, për herë të dytë në histori jashtë Spanjës

28/07/2017 00:00

Barcelona vazhdon përgatitjen për “El Clasico”-n e parë për sezonin e ri, edhe pse bëhet fjalë për një përballje miqësore në turneun amerikan në Miami që po zhvillojnë.

Përballja e tyre me Realin e Madridit do të zhvillohet ditën e shtunë në këtë turne të quajtur International Champions Cup dhe do të jetë “El Clasico” i parë në SHBA.

Gjithashtu, kjo përballje e gjigandëve të futbollit spanjoll, do të jetë për herë të dytë jashtë Spanjës, që nga ajo e zhvilluar në vitin 1982 në Venezuelë.

Në ndeshjen e së nesërmes nuk do të jetë ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili nuk i është bashkuar skuadrës në Amerikë, pasi po zhvillon një tur promocional në Azi.

Top Channel