Messi: Cristiano përmirësohet vit pas viti

08/06/2017 00:00

Leo Messi, në një intervistë për ESPN, ka lavdëruar Cristiano Ronaldon.

“Rivaliteti ynë është diçka më shumë e mediave. Këtë e kam thënë gjithmonë, ashtu siç e ka thënë edhe ai. Secili prej nesh mundohet të japë maksimumin. Cristiano është një lojtar i madh, me shumë cilësi dhe që përmirësohet vit pas viti. Për këtë arsye është një nga më të mirët në botë”, tha ylli argjentinas i Barcelonës.

Në intervistë, Messi foli edhe për rinovimin e kontratës së tij, që pritet të firmoset në ditët në vazhdim dhe që do e lidhë sulmuesin me klubin katalanas deri në vitin 2022.

“Gjithmonë kam ëndërruar që ta mbyll karrierën te Barcelona. Të shohim”, deklaroi Messi.

Top Channel