Nicole Kidman, sherr me kolegen

02/06/2017 00:00

Nicole Kidman raportohet se është përfshirë në një sherr me kolegen e saj Amber Heard në xhirimet e filmit më të ri.

“National Enquirer” ka raportuar se fituesja e “Oscar” dhe aktorja 31-vjeçare kanë patur një konflikt në xhirimet e filmit në Australi.

Raportohet se gjithçka ka nisur për shkak të sjelljes së ftohtë të Nicole ndaj Amber në takimin e bërë në Los Angeles.

Një i ashtuquajtur burim, ka thënë për uebsajtin: “Nicole nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si Amber ka trajtuar mikun e saj, Johnny Depp gjatë divorcit të tyre. Kjo gjë bëri që Nicole të mos tregon respekt nga Amber si aktore, duke thënë se ajo më shumë vlerësohet për pamjen e saj sesa për talentin”.

Top Channel