ATP Romë, Thiem mund Nadal

20/05/2017 00:00

Dominic Thiem ia del të thyejë Rafael Nadal, pas 2 disfatave të pësuar në finalet e Barcelonës dhe Madridit. Në Turneun Masters të Romës, talenti austriak iu imponua me force atij që cilësohet si mbreti i fushave me dhe duke e nxjerrë jashtë këtij turneu në fazën çerekfinale të tij pasi e mposhti 2-0.

Tenisti 23-vjeçar zhvilloi një lojë shumë më të mirë se Nadal gjatë gjithë kohës dhe arriti të fitojë setet me rezultatin 6-4;6-3 duke i shkaktuar spanjollit humbjen e parë në fushat me dhe për këtë vit pas 17 fitoresh.

U kualifikuan për në gjysmëfinale edhe Alexander Zverev e John Ismner që fituan ndeshjet e tyre respektive ndaj Milos Raonic dhe Marin Cilic.

Top Channel