Slloveni Matej Jug do të arbitrojë sfidën Partizani-Kukësi

04/05/2017 00:00

Ndeshja më e rëndësishme e sezonit në futbollin shqiptar do të gjykohet nga arbitri slloven, Matej Jug.

Bilbili i FIFA-s që prej vitit 2007 dhe protagonist prej thuajse 15 vitesh në kampionatet sllovene, xhaketa e zezë ballkanase do të vendosë drejtësinë në përplasjen, që me gjasë do të caktojë edhe titullin mes Partizanit dhe Kukësit.

Kërkesa e “Demave të kuq” për një arbitër të huaj u mor parasysh nga FSHF, për të shmangur polemikat dhe dyshimet e fundit të këtij sezoni, e kështu ndodhi.

Por kush është Matej Jug? Për sllovenin nuk është hera e parë që ka të bëjë me shqiptarët, pasi vitin e kaluar ishte jashtë fushës, si arbitër i katërt në stadiumin “Loro Boriçi”, në barazimin miqësor mes kuqezinjve dhe Marokut.

Matej Jug është arbitër i klasit të parë në FIFA.

Top Channel