Sadiku rikthehet me gol dhe asist

09/04/2017 00:00

Armando Sadiku është rikthyer të luajë si titullar për klubin e tij Lugano, pas pushimit në javën e kaluar.

Sulmuesi i kombëtares, bashkë me shqiptarin e Maqedonisë, Alioski, kanë qenë protagonistët absolutë të fitores së Luganos, me rezultatin 4-2 ndaj Sion.

Alioski ka shënuar tre gola brenda 25 minutave të para, dy me 11 metërsh dhe një pas asistit të Sadikut, ndërsa ky i fundit ka shënuar golin e katërt në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht pas pasimit të shqiptaro-maqedonasit.

Me këtë fitore, ekipi i Luganos i largohet përfundimisht zonës së rënies nga kategoria dhe kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit, mund të pretendojë seriozisht për një vend në Europë.

Ardhja e Tramezzanit si trajner dhe Sadikut në qendër të sulmit, ia kanë ndryshuar tërësisht fytyrën ekipit zviceran. 

Top Channel