Hysaj: Duhej të shfrytëzonim rastet

25/03/2017 00:00

Elseid Hysaj ishte një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë, në përballjen ndaj Italisë, duke anuluar paraqitjen e Insignes, në fushën e lojës.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur sepse kisha përballë edhe një shok të ekipit, te Napoli. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por duhej të shfrytëzonim mirë mundësitë e krijuara sepse më shumë se kaq, nuk mund të krijonim ndaj Italisë”, tha Hysaj.

Ai vlerësoi edhe faktin që Shqipëria diti të përballojë mjaft mirë edhe mungesat e rëndësishme në ekip, ndërsa tha se është mjaft e vështirë të pretendojmë për kualifikim.

“Më vjen mirë që përballova mjaft mirë Insignen sepse tani nuk do të më duhet të dëgjoj ngacmimet e tij, te Napoli. Treguam se mund të përballojmë edhe mungesat, por tani duhet të shikojmë përpara dhe të nxjerrim mësimet e duhura nga ky takim”, u shpreh mbrojtësi shkodran.

Top Channel