Super Bowl, Lady Gaga hidhet nga çatia e stadiumit

06/02/2017 00:00

Lady Gaga e nisi performancën e saj në pushimin e ndeshjes së Super Bowl duke kënduar nga çatia e stadiumit “NRG” të Hjustonit, me në sfond qiellin e errët dhe dritat e qytetit.

Më pas, këngëtarja e famshme u hodh nga çatia e lidhur me litarë dhe zbriti në fushë për të vazhduar shfaqjen elektrizuese.

30-vjeçarja këndoi hitet e saj më të mira: “Million Reasons”, “Born This Way”, “Telephone” dhe “Poker Face”.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel