Shtimi i lëvizjes së emigrantëve dhe qytetarëve shqiptarë me rastin e festave të fundvitit ka sjellë shtimin e masave në gjithë zonat kufitare të vendit.

Prej disa ditësh, në pikat kufitare është shënuar një fluks i madh si në hyrje dhe në dalje, çka ka sjellë edhe rritjen e gatishmwrisë nga punonjësit kufitarë, por edhe shtimin e numrit të sporteleve të cilat vihen në shërbim të udhëtarëve.

Teksa ka inspektuar vetë situatën në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, drejtori i përgjithshëm i Kufirit, Genc Merepeza ka theksuar se angazhimi për ta bërë sa më të lehtë kalimin në gjithë pikat kufitare të vendit do të vazhdojë deri në përfundim të largimit të emigrantëve në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.

Përgjatë ditëve të fundit, sipas të dhënave, shënohen mbi 70 000 hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare të vendit, ndërsa situata paraqitet e qetë, përveç orareve të pikut të lëvizjes, ku edhe ka pasur ngarkesë dhe disa vonesa të vogla deri në 30 minuta për udhëtarët.

Top Channel