Nik Xhelilaj në rolin e Winnetou

25/12/2016 00:00

Nik Xhelilaj duket se po shkëlqen dhe suksesi është i dukshëm nga premiera e mbrëmjes së të dielës në Televizionin Publik Gjerman, në rolin e protagonistit “Winnetou”.

“Është vepër e marrë nga autori Karl May, e shkruar nga regjisori Philip Stulz. Mua m’u besua roli i indianit të Amerikës, Winnetou. Është kënaqësi dhe privilegj për mua”, thotë Xhelilaj.
I bazuar në librin e Karl May, një shkrimtar ikonë në Gjermani, ai shpjegon se ky është një fakt më shumë që e bën atë të privilegjuar: “Ishte një ripërsëritje dhe bindem gjithmonë e më shumë se populli gjerman është shumë punëtor, më shumë seç duhet mbase”.

I vlerësuar më një kritikë mjaft pozitive, Niku duket se po troket në maja e po përjeton një nga përiudhat më të suksesshme profesaionalisht.

“Është projekt që ribëhet pas 50 vitesh dhe mbaj mend që një aktor i cili kishte marrë pjesë në projektin e vjetër më tha që unë isha Winnetou që prisnin”, tregon aktori.

I njohur fillimisht nga filmi “Shqiptari”, duket se rrugët e famës për aktorin janë hapur në Evropë.

Niku e ka nisur eksperiencën duke interpretuar në gjuhë të huaj, por nuk e mohon edhe mundësinë e bashkëpunimit me një produksion shqiptar.

“U bë kaq vite që interpretoj në gjuhë tjetër dhe më merr malli, pasi njeriu ka nevojë të flasë gjuhën e vet”, thotë Nik Xhelilaj.

Top Channel