Vajzat myslimane në leksione noti në Gjermani

08/11/2016 00:00

Gjykata kushtetuese në Gjermani vendosi se vajzat myslimane ultra konservatore duhet të marrin pjesë në mësimet e notit bashkë me djemtë në shkolla.

Vendimi u mor kundër pretendimeve të një vajze 11-vjeçare, sipas së cilës veshja e burkinit apo e kostumit të plazhit që mbulon gjithë trupin, është shkelje e kodit të veshjes islamik.

Gjykata në Karlsruhe hodhi poshtë apelin e prindërve të vajzës që thanë se ajo duhej lejuar të mos shkonte në mësimet e notit, pasi edhe burkini nuk ishte konform etikës islamike. Vajza kishte deklaruar më para parë gjykatave të shkallëve më të ulta se burkini, një lloj kostumi plazhi mysliman, shfaqte forma e trupit ët saj, diçka që shkon kundër fesë islamike.

Por Gjykata e Lartë, duke mbajtur në fuqi vendimet e mëhershme, tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka rregulla detyruese në SIlam që të përcaktojnë veshjen e duhur. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen ndërsa një Gjermani po zhvillohet një debat i ndezur publik për rolin e islamit në shoqëri, ndërsa vendi përpiqet të integrojë më shumë se 1 milion azilkërkues kryesisht myslimanë.

Vetë Kancelarja Merkel propozoi të martën një ndalim në ferexhesë në Gjermani. Analistët thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund t’i japë më shumë besueshmëri përpjekje të ardhshme të qeverisë për të ndaluar ferexhenë, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Top Channel