Mariah Carey konfirmon lidhjen

02/12/2016 00:00

Në mediat rozë është folur shumë për një lidhje mes Mariah Carey dhe balerinit të saj Bryan Tanaka, i cili thuhet se është bërë shkak për ndarjen e këngëtares dy muaj më parë nga miliarderi australian James Packer.

Dhe duket se thashethemet kanë marrë fund, pasi gjithçka është konfirmuar. Mariah dhe balerini janë fotografuar së bashku, duke kaluar çaste romantike dhe duket mjaft të lumtur.

Tashmë, 46-vjeçarja dhe 33-vjeçari janë më shumë se miq dhe nga fotot e bëra në Hawaii, duken më të lumtur se kurrë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel