Gara e fundit në F1, kombinacione pa fund për titullin

25/11/2016 00:00

Gara e fundit e Botërorit të Formula 1 do të mbahet në Abu Dhabi ku pritet të përcaktohet se cili do të jetë kampioni i botës për këtë vit, Nico Rosberg apo Lewis Hamilton.

Prej ditësh kanë nisur për llogaritjet në këtë pikë dhe mes shumë kombinacione ekzistojnë 2 të tilla që ngjallin shumë kureshtje dhe kanë të bëjnë me momentet kur dy pilotët e Mercedes e mbyllin sezonin me kuotë të barabartë pikësh.

Rasti i parë është barazimi me 373 pikë. Kjo situatë arrihet nëse Hamilton renditet i dyti dhe Rosberg i 7. Titulli në këtë pikë i shkon pikërisht britanikut. Kjo për faktin se Hamilton ka më shumë vende të treta 4, kundrejt 2 të gjermanit, ndërkohë që numri i fitoreve dhe i vendeve të dyta do të ishte i barabartë, respektivisht 9 dhe 4.

Rasti i dytë është barazimi me 367 pikë që do të realizohet nëse Hamilton do renditet i katërti dhe Rosberg nuk do të mbyllë garën. Në këtë rast, do të ishte gjermani kampioni i botës sepse pavarësisht numrit të barabartë të fitoreve me britanikun, Rosberg do të kishte një vend të dytë më shumë se Hamilton, 4 kundrejt 3 të shokut të tij të skuadrës.

Nëse do të ndodhë një nga këto kombinacione, do të jetë diçka e paprecedentë në historinë e Formula 1, pasi asnjëherë nuk ka pasur barazim pikësh mes pretendentëve për titull. Vetëm në 1 moment titulli për pilotë është përcaktuar nga diferenca prej gjysmë pike dhe kjo ka ndodhur në 1984 kur Niki Lauda fitoi titullin e tij të tretë kundrejt shokut të tij të skuadrës te McLaren Alain Prost.

Top Channel