Liga Ballkanike, Tirana fiton në Mitrovicë

24/11/2016 00:00

Ekipi kryeqytetas i meshkujve në basketboll ka dalë triumfues në ndeshjen e radhës së Ligën Ballkanike duke fituar me rezultatin 68-74 ndaj Trepçës.

Fitorja në Pallatin e Sportit “Minatori” në Mitrovicë ka qenë fitorja e dytë në këtë kompeticion për Tiranën dhe e para në transfertë, ku pas tre humbjesh më në fund bardhebluve u rikthehet buzëqeshja me fitore në debutimin e trajnerit malazez Nikola Milatoviç në stol.

Një sukses që afron edhe më shumë kryeqytetasit me objektivin kryesor në këtë turne ballkanik, kalimin e fazës së parë në grupe.

Pas 5 takimeve të para, Tirana ka 2 fitore dhe 3 humbje, ndërkohë që për t’u luajtur janë ende dy ndeshjet me Pejën dhe tre sfida në “Asllan Rusi” me Karpos Sokoli, Feni Industries dhe Sutjeska.

Top Channel