De Biasi: Luajtëm më mirë me një lojtar më pak

12/11/2016 00:00

Trajneri De Biasi i ka shmangur komentet ndaj vendimeve të arbitrit kryesor të ndeshjes, megjithëse pranon se ato ishin mjaft të rëndësishme në përcaktimin e rezultatit të këtij takimi, ku Shqipëria u mposht 0-3 nga Izraeli.

“Më pëlqeu skuadra më shumë kur ishim me 10 vetë se sa kur ishim me 11. Nuk dua të komentoj vendimet e arbitrit, por dua të them se pas daljes me kartonin e kuq edhe të Berishës ndeshja u prish për ne”, tha De Biasi.

Trajneri i skuadrës sonë shtoi se ishte i ndërgjegjshëm për forcën e Izraelit, por në këtë ndeshje vendimtare ishin edhe episodet.

Për Ansi Agollin, kjo humbje duhet të harrohet sa më parë nga skuadra.

Top Channel