Kampionati i NFL, fiton New England, humb Minnesota

24/10/2016 00:00

New England regjistron një tjetër sukses në National Football League. Në javën e 7 të këtij kampionati, skuadra e Patriots iu imponua Pittsburgh Steelers në fushën e kësaj të fundit teksa e mundi 27-16. Ishte sërish Tom Brady ai që shkëlqeu në këtë përballje. Kuotërbeku i famshëm dha pasime prej 222 jardësh në shënimin e 2 Touch Down-ëve.

Minnesota pëson humbjen e parë sezonale në NFL. Skuadra e Vikings u mposht nga Philadelphia Eagles me rezultatin 21-10. Për Minnesota-n nuk mjaftoi pasimi prej 224 jardë për 1 Touch Down i Sam Bradford për të evituar këtë disfatë ndaj Eagles.

Fitore shënoi edhe New York Giants që në ndeshjen e zhvilluar në Londër arriti të mposhtë Los Angeles Rams 17-10. Skuadra e Giants i shënoi pikët në periodën e dytë dhe të 4 për të regjistruar suksesin e saj të katërt në këtë sezon të ri të kampionatit.

Top Channel