OSHEE zhvendos nënstacionin elektrik në qendër të Tiranës

21/10/2016 00:00

OSHEE po zhvendos nënstacionin elektrik në qendër të kryeqytetit, për ti lënë hapësirë projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e Unazës së Vogël.

Transferimi do të kërkojë 30 ditë dhe gjatë kësaj kohe, OSHEE njofton se qytetarët mund të përballen me mungesën e furnizimit me energji elektrike.

Për të menaxhuar situatën, operatori ka ngritur një shtab të gatshëm 24 orë.

Zhvendosja e nënstacionit do të lejojë zgjerimin e  rrugëve ekzistuese “Urani Pano” dhe rrugës “Bardhok Biba”.

Top Channel