Një arbitër hungarez për Lihtenshtajn-Shqipëri

05/10/2016 00:00

Arbitri hungarez Tamas Bognar do të jetë ai që do të vendosë drejtësinë në sfidën e së enjtes që Shqipëria do të luajë në fushën e Lihtenshtajnit për kualifikueset e Botërorit 2018.

“Bilbili” hungarez është caktuar nga UEFA për një sfidë të lehtë nga pikëpamja e ngarkesës pasi kuqezinjtë e trajnerit De Biasi shihen si favoritë përballë vendasve modestë.

Bognar është gjyqtar kryesor që mban stemën e FIFA-s prej vitit 2009, ndërsa asistentë të tij do të jenë Vencel Toth dhe Zsolt Varga.

I lindur më 18 nëntor të vitit 1978, profesionisti i futbollit hungarez ka drejtuar më parë edhe sfidën e Ligës së Europës, mes Skënderbeut dhe Beshiktashit, një 90 minutësh i zhvilluar në “Elbasan Arena”.
 
Nisur nga vështirësia e sfidës, UEFA ka caktuar një arbitër më ekspert për derbin ballkanas mes Kosovës dhe Kroacisë, që do të luhet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Spanjolli 43-vjeçar konsiderohet mes gjyqtarëve më të mirë në kontinentin e vjetër dhe thuajse çdo javë është protagonist në La Liga. Biznesmeni nga Almeria gjykon prej 12-vjetësh në futbollin profesionist.

Top Channel