Durrës, arrestohen 2 persona me armë zjarri, fishekë dhe kokainë

27/09/2016 00:00

Në zbatimin e një plani masash për të rritur sigurinë, policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle të shumta në terren, automjeteve dhe personave për sende të paligjshme.

Si pasojë, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy shtetas për armë mbajtje pa leje, 12 të tjerë janë shoqëruar për verifikim, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri, fishekë dhe kokainë.

Policia bën të ditur se shtetasit Ledian Lato, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili po udhëtonte me automjetin tip Honday me targa AA 839 AP dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e krahut(marsup)i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, modeli E-Col Special, një krëhër me 5 fishekë, kalibër 7.65 mm.

Gjithashtu është arrestuar edhe Eriseld Begaj 29 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Top Channel