Raiola: Ibra do të më thyente këmbët, nëse nuk çoja Pogbanë te United

25/09/2016 00:00

Kalimi i Paul Pogba te Manchester United nuk është realizuar vetëm me një mal me parà, 105 mln euro, por edhe një presion shumë i fortë. Këtë e ka zbukuar menaxheri Mino Raiola, në një intervistë për të përditshmen holandeze “De Volkskrant”.

“Këtë verë isha në tratativa me Manchester United për Pogba. Ibra më mori në telefon dhe më tha se, nëse nuk e çoja atje do të më thyente këmbët”, deklaron Raiola.

Më tej, menaxheri më i famshëm në botë shprehet se, ende nuk e ka kuptuar pse Ferguson nuk e donte Pogbanë, ndërsa mendon se francezi nuk ka ende një vend të përcaktuar në fushë.

“Nuk ka ende një pozicion në fushë, për mua do të luante në mesfushë i avancuar majtas, por vendos Mourinho. Vlera e shitjes është fryt i një punë të gjatë dhe rezultateve të futbollistit”, deklaoi Raiola.

Top Channel