Prishtinë, bombë para banesës së drejtorit të RTK

29/08/2016 00:00

Një shpërthim ka ndodhur të dielën mbrëma para shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Shpërthimi, që kaloi pa dëme në njerëz, po hetohet nga policia e cila edhe më tej nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme.

Shpërthimi u dënua gjerësisht në Kosovë.

Top Channel