Modelja që ka bërë gjithçka

26/04/2016 00:00

Ndërhyrjet kirurgjikale dhe estetike për të korrigjuar pamjen janë bërë të përhapura thuajse në masë tashme, e njëra prej tyre është edhe 26-vjeçarja, Valeria Alendano.

Operacionin e parë plastik ajo e ka kryer që në moshën 19-vjeçare dhe që prej asaj kohe nuk është ndalur duke kryer njëri pas tjetrit një sërë ndërhyrjesh të tjera, hollimin e belit, zgjerimin e të pasmeve dhe kofshëve, e deri tek shkulja e dhëmbëve.

Ndërhyrja e parë ishte tek gjoksi, me të cilin ajo nuk ndjehej komode dhe që thotë se ishin tallur me të në moshën 15-vjeçare, kur në vendlindjen e saj, Venezuelë është si traditë që femrave u dhurohen një palë recipeta.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel