Një tjetër yll i Atletico drejt Chelseas

19/04/2016 00:00

Antoine Griezmanni ka bërë për vete klubet më të rëndësishme europiane dhe një prej tyre është edhe Chelsea.

Sipas tabloidit “Daily Mirror”, padroni i klubit londinez, Roman Abramovic është gati të bëjë një çmenduri për të sjellë në “Stamford Bridge” sulmuesin e Atletico Madrid.

Gjithnjë sipas “Daily Mirror”, manjati rus është gati të paguajë klauzolën për zgjidhjen e kontratës së Griezmann prej 80 milionë eurosh.

Ajo që vlen të theksohet është se kartoni i Diego Costas nuk do të përfshihet në këtë operacion merkatoje të “Bluve të Londrës”.

Top Channel