Drejtori sportiv i Anderlechtit: Hasi nuk do të shkarkohet

16/03/2016 00:00

Klubi i Anderlechtit u ka bërë të ditur tifozëve se nuk do të largojë Besnik Hasin nga drejtimi i skuadrës pa mbaruar ky sezon.

“Ju garantoj se Hasi do të jetë me ne deri në fund të këtij sezoni dhe shpresojmë të na sjellë titullin kampion”, deklaroi drejtori sportiv i klubit, Herman Van Holsbek.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, që drejton prej vitesh skuadrën e Brukselit, përflitej gjithnjë e më shumë nga mediat sportive se mund të mos e përfundojë sezonin aktual në stol.

Tekniku gjakovar mori postin e trajnerit tek Anderlechti në mars të vitit 2014 dhe ka kontratë deri në qershorin e vitit 2017.

Top Channel