Sotiq Atanda, blerja e parë e Partizanit në merkaton dimërore
24/12/2015 00:00
Partizani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin 22-vjeçar, Sotiq Atanda. Nigeriani që ka luajtur me Apoloninë për tre vite, tashmë do t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase.
Ky është edhe afrimi i parë në merkaton e dimrit për Partizanin, i cili do të luftojë me Skënderbeun në pjesën tjetër të sezonit për titullin kampion.
22-vjeçari është prezantuar pasditën e së enjtes nga drejtori Dervishi, i cili është shprehur i bindur në cilësitë dhe kontributin që do të japë Atanda në realizimin e objektivave të Partizanit.
Top Channel