Milan, 16-vjeçari i zë vendin në portë Diego Lopezit

26/10/2015 14:35

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, vendosi që portën e skuadrës së tij për ndeshjen ndaj Sassuolos, të fituar 2-1 pasditen e së dielës, t’ia besojë një djaloshi 16-vjeçar.

Serbi, i pakënaqur nga paraqitjet e fundit të veteranit Diego Lopez, e la në stol ish-portierin e Realit të Madridit dhe në vend të tij aktivizoi të riun Gianluigi Donnarumma.

Me aktivizimin e tij, portieri i ri italian shndërrohet në debutuesin e dytë më të ri të Milanit në Serinë A. Më i riu vazhdon të mbetet ish-kapiteni legjendar, Paolo Maldini.

Top Channel