Michael Schumacher del nga spitali

09/09/2014 00:00

Michael Schumacher kthehet në shtëpi. Pas aksidentit të tmerrshëm me ski në alpet franceze në 29 dhjetor 2013, shtatë herë kampioni i Formulës 1 del nga spitali për të vazhduar trajtimin në banesën e tij.

“Rehabilitimi i Michael Schumacher do të vazhdojë në shtëpi. Gjatë muajve të kaluar ka bërë progres, por ka ende një rrugë të gjatë e të vështirë përpara”, tha menaxherja Sabine Kehm nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Më tej, ajo shpjegoi: “Nuk duhen nxjerrë konkluzione se gjendja shëndetësore e Schumacherit ka ndryshuar shumë.”

Në fund, Kehm ka falenderuar stafin e spitalit të Lozanës që ka trajtuar Schumin pas transferimit nga spitali i Grenobles. Michael Schumacher pësoi dëmtime të rënda në kokë nga aksidenti me ski në fund të vitit të kaluar.

Top Channel