Shënoi katër gola në fundjavë, ish-futbollisti kritikon Haaland: Është për Ligën e Dytë!

07/05/2024 08:07

Erling Haaland ishte personazhi kryesor në triumfin e fundit të Manchester Cityt në kampionat ndaj Wolverhampton.

Sulmuesi norvegjez realizoi katër gola në fitoren 5-1 të The Citizens, duke u shkëputur me 25 gola në krye të golashënuesve të Premier League. Megjithatë, sipas ish-futbollistit të Manchester United, Roy Keane, golat nuk mjaftojnë që Haaland të mbulojë defektet në aspektet e tjera të lojës.

“Niveli i tij i përgjithshëm sa i takon rolit të sulmuesit nuk është i mjaftueshëm. Nuk e di cili është problemi i tij, unë vazhdoj të mendoj se ai është një lojtar shumë i mirë, por në kompleks paraqitjet e tij janë për një futbollist të Ligës së Dytë. Ai mbetet golashënuesi i Premier League dhe kjo tregon se nuk është i keq, e di që një pjesë e madhe nuk e mendojnë si unë. Por, nuk ka problem.

Nuk më pëlqeu edhe sjellja e tij kur u zëvendësua, u soll si një djalosh i llastuar. Mendoj se kur ke ndonjë kundërshtim me trajnerin, as rezultati i ndeshjes nuk të justifikon për të dalë kundër. Por, besoj se shumë gjëra harrohen pasi ai shënon gola”, u shpreh Kean. /Supersport

Top Channel