Polemika edhe pas vdekjes, Chilavert mesazh përbuzës për Menottin

07/05/2024 18:39

José Luis Chilavert, ish-portieri legjendar i përfaqësueses së Paraguajit, jo vetëm që nuk mori pjesë me mesazh e ngushëllimi për vdekjen e Luis Menottit, por reagoi me përbuzje ndaj ish-trajnerit argjentinas, me të cilin kishte një të kaluar plot përplasje.

“Ne, majmunët, jemi ende gjallë dhe nuk kemi fëmijë të droguar. Në vitet ’90 e shkatërruam të gjithë me Vélezin”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga ish-portieri në rrjetin social X, duke evokuar një sherr të vjetër, nga koha kur ai përfaqësonte Vélez Sarsfield dhe Menotti drejtonte Independienten.

“Unë mendoj se ajo që duhet bërë me Chilavert ishte ta çonim atë në shkolla dhe universitete në mënyrë që fëmijët të dinë se si ishte njeriu 40 milionë vjet më parë. Fillimisht Chilavert, pastaj majmuni dhe më pas njeriu”, do të deklaronte shumë vite më parë Menotti, i cili e quajti edhe gardianin paraguaian të trashë./ Super Sport

Top Channel