Lauda: Ferrari pa Lucan nuk mund të besohet

05/09/2014 00:00

Luca Cordero di Montezemolo duhet të qëndrojë në krye të Ferrarit. Ky është opinioni i padiskutueshëm i Niki Laudas.

“Për mua, do të ishte një mëkat i madh nëse do të largohej. Jam i bindur se Luca nuk dëshiron të largohet e të punojë për Alitalian, madje 110%. Ai është president prej 22 vitesh dhe Ferrari ka ecur shumë mirë. Nuk kam folur ende me të, por shpresoj që gjithçka të mbetet siç është tani”, ka shpjeguar ish-piloti austriak, i cili ka fituar dy tituj Botërorë në vitet ’75 dhe ’77 me Ferrarin nën drejtimin e Montezemolos, ndërsa sot është president joekzekutiv i Mercedesit.

Sa i përket rivalitetit mes Nico Rosberg dhe Leëis Hamilton, ai shprehet: “Për momentin është gjithçka nën kontroll. Ka pasur një diskutim të rëndësishëm pas garës së Belgjikës, por dy pilotët janë të motivuar. Do të ecim drejt titullit të këtij Botërori pa shkaktuar incidente të tjera”, ka thënë Lauda, duke hedhur poshtë zërat për gjobë nga ana e skuderisë ndaj Rosbergut.

“Nuk është e vërtet, të gjithë pilotët e kuptojnë përgjegjësinë që kanë ndaj Mercedesit dhe ndaj Botërorit. Nuk do të kenë më incidente. Kur ata të dy duan të fitojnë kampionatin me të njëjtën makinë, atëherë kjo është një betejë shumë e vështirë, por nuk do të shkojë përtej këtyre kufijve”.

Top Channel